Kryesore

Kapiteni Gjimshiti: E njohim shumë mirë Italinë, nuk duhet ta mbivlerësojmë

11:43 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ku theksoi se e njohin mirë Italinë, kundërshtarin e parë që do të përballen në Europian.




Ndër të tjera ai tha e respektojnë Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojnë.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.

Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.