Gjykata e rrethit të Tiranës ka liruar Aleksander Bobovnikov, shtetasi rus i cili u mbajt për dy javë në paraburgim.
Ky vendim erdhi për shkak se Ministria e Drejtësisë refuzoi ekstradimin e tij në Rusi.
Bobovnikov, me profesion mjek, është i shpallur në kërkin nga shteti Rus, pasi akuzohet për mashtrim dhe njihet si një kritik i presidentit, Vladimir Putin.
Shfaq Komentet (0)