BOTA

“Kishte kancer në mëlçi!”- Dëshmia tronditëse e nënës së 11-vjeçares që u vra nga i afërmi: Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja, jo nga kjo

09:04 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmi tronditëse janë zbardhur nga ngjarja makabre në Greqi, ku një 11-vjeçare është vrarë nga kushëriri i mamasë me kaçavidë duke e goditur disa herë në qafë, pasi e mitura i rezistoi përdhunimit.




“E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, ka treguar ai pas zbulimit të krimit makabër.

Ndërkohë në dëshminë e saj nënës së vajzës 11-vjeçare është mjaft prekëse dhe tronditëse.

Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën kushëririt të saj, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

“E çova në fushë dhe vrava”- E mitura i rezistoi p*rdhunimit, si daja masakroi me kaçavidë mbesën 11-vjeçare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.