Kryesore

Konferenca Europiane e Interpol në Tiranë, Balla: Shqipëria një partnere e besuar! Ja sfidat që kemi në fushën e sigurisë e rendit publik

11:03 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet konferenca rajonale e INTERPOL për Europën. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale mbledh në Tiranë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës.




Në nisje të kësaj konferencë u mbajt një minutë heshtje në nder të policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha ndër të tjera se Shqipëria sot është një vend i përkushtuar dhe një partnere e besuar e INTERPOL.

Ai shtoi se sot më shumë se kurrë ka sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Balla: Shqipëria me të gjitha ndjesitë, shijet dhe mikëpritjen, por edhe sigurinë publike. Unë shpresoj dhe uroj që të gjeni kohën të shijoni bukuritë e vendit e tonë.

Eshte hera e parë që Shqipëria po  drejton një event të INTERPOL, pasi kemi  drejtuar Samitin BE-së. Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipërinë 10 apo 20 vjet më parë me siguri janë të mahnitur nga progresi i madh që Tirana dhe i gjithë vendi jonë ka bërë.

Vitin e fundit, më shumë se 10 milion turistë kanë vizituar Shqipërinë, ishte nje rekordi të gjitha kohërave, që do të kalohet së shpejti. Aeroporti jonë “Nënë Tereza” ka sot më shumë 250 fluturime në ditë, ndërkohë që në vitin 1991, ne kemi pasur vetëm 34 fluturime në jave.

Po ashtu  kanë ndodhur 0 krime fatale dhe incidente që përfshinë turistët. Eshtë privilegj për ne të mbajmë këtë event.  Eshte po ashtu edhe një njohje dhe vlerësim për Policinë e Shtetit. Shqipëria është fuqimisht bashkë me misionin e INTERPOL. Ne kemi bërë detyrën tonë në këtë mision.

Konfirmojmë që Shqipëria është e përkushtuar dhe një partnere e besuar. Sot më shumë se kurrë ne kemi sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Krimi i organizuar, trafikimi i drogave, terrorizmi, krimet kibernetike kërkojnë një koordinim dhe një përgjigje shumë të shpejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.