Kryesore

Kristjan Asllani në Euro 2024 si më i miri i Serisë A, futbollisti i Shqipërisë kryeson listën e mesfushorëve për…

07:34 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristjan Asllani është kthyer në këtë sezon në një lojtar shumë të vlerësuar në Serinë A, pasi ka treguar me paraqitjet e tij se mund të jetë një element i rëndësishëm te Interi.




Mesfushori shqiptar shpreson që të përsëritë paraqitjet e mira edhe me kuqezinjtë, teksa shkon në Euro 2024 me një statistikë shumë të veçantë si më i miri i Serisë A.

Sipas të dhënave të “OPTA”, Asllani është mesfushor me saktësinë më të lartë të pasimeve në Serinë A për edicionin e fundit mes atyre që kanë realizuar të paktën 500 të tilla. Gjigandët e statistikave bëjnë të ditur se Asllani ka regjistruar një saktësi pasimi prej 93% në këtë sezon.

Ai ka tentuar 704 pasime në këtë edicion në elitën e futbollit italian, duke gabuar vetëm 49 prej tyre. Këto janë shifra mbresëlënëse që tregojnë qartësisht përmirësimin e mesfushorit i cili është kthyer në një nga pikat kyçe të lojës së Shqipërisë që kur drejtimin e saj e mori Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.