AKTUALITET

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit! Raportohet për dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

07:48 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.




Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej të cilëve raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njeri pritet të shkoj drejtë Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.