Kryesore

“Merr fund saga e diversionit dhe de-strukturimit të PD!” -Vendimi i Apelit për vulën, Gjekmarkaj: Më shumë entuziazëm dhe vetëbesim për të nisur betejën ndaj regjimit

15:53 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur nga selia blu përsa i përket vendimit të Apelit e cila miratoi dhënien e vulës dhe logos Sali Berishës.




Gjekmarkaj u shpreh se me këtë vendim merr fund saga e diversionit dhe de-strukturimit të PD-së, duke shënuar si një pikë kthese në çdo pikëpamje.

Padyshim që është një pikë kthese në çdo pikëpamje, merr fund saga e diversionit dhe de-strukturimit të PD. Është dhe një leksion i madh historik, që unë besoj se është  përpjekja e fundit për të de-strukturuar opozitën,

Dua të përshëndes gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe e kthyen flamurin e PD aty ku duhet të jetë” tha ai.

Ndërkohë, përsa i përket takimit të zhvilluar më herët në seli, deputeti u shpreh se ishte një takim forma, ku mbizotëroi një klimë entuziazmi dhe vetëbesimi për të nisur betejën ndaj Edi Ramës.

Ishte një takim miqësor, informal. Ku mbizotëronte një klimë entuziazmi dhe një vetëbesim shumë më të madh për të filluar nga nesër beteje n ndaj Edi Ramës dh për tu kthyer ne pushtet” shtoi Gjekmarkaj.

Përsa i përket Lulzim Bashës, demokrati tha se në PD ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër Edi Ramës.

I pyetur nëse shpallja “non grata” nga SHBA për Berishën do jetë një ndikim negativ për zgjedhjet e vitit 2025, Gjekmarkaj u shpreh se në pushtet do të vijë PD-ja përmes votave të qytetarëve, e më pas kryeministri.

“Në pushtet do të vijë PD, vota e qytetarëve, vullneti i tyre për ndryshim. Kryeministër do të zgjidhet pas zgjedhjeve dhe nëse do të dojë populli, do të jetë pse jo Sali Berisha”, përfundoi ai.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.