AKTUALITET

Parashikimi i motit/ Valë e nxehtë në të gjithë vendin, ja si pritet të jenë temperaturat përgjatë ditës

08:12 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet  nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në skajin verior.




Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe nata; të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.