Kronikë

I premtoi se do t’i investonte në kriptovaluta, shqiptari mashtron 55-vjeçaren dhe i zhvat 98 mijë euro

10:11 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Harilaou-Analifse, në Selanik, arrestuan një 33-vjeçar shqiptar për mashtrim.




Sipas policisë greke, 33-vjeçari ka mashtruar gruan 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i jepte 98,528 euro për një investim të pretenduar.

55-vjeçarja besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe ia depoziton në llogarinë e tij.

Dosja përkatëse do t’i kalojë Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.