BOTA

“Refuzoi të bënte s*ks me mua”- Dëshmia tronditëse e “dajës” që vrau me kaçavidë 11-vjeçaren. Pas krimit tërhoqi zvarrë trupin dhe…

10:42 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasësi i të miturës në Greqi, ka pranuar se pak para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.




Sipas informacioneve, autori është shprehur në polici, se e mitura nuk ka pranuar të kryente marrëdhënien me të dhe e ka kërcënuar se do t’i tregonte prindërve. Pas kësaj, ai e ka sulmuar për vdekje me kaçavidë, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në shpinë.

“I sugjerova që të takoheshim. Ajo reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.

Mediat greke raportojnë, se pasi e ka vrarë 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas ngjarjes ai është kthyer në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe të nesërmen ka shkuar normalisht në punë.

U tradhtua nga pamjet

Policia ra në gjurmët e autorit pas sigurimit të pamjeve filmike, në të cilat vajza shihej ditën kur u zhduk, duke u larguar nga shtëpia dhe duke vrapuar në një makinë që kishte ndaluar pranë shtëpisë së gjyshit të tij.

Efektivët identifikuan pronarin e makinës, të cilët e vunë në pranga  dhe më pas kuptuan se ishte autori i masakrës së rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.