Kryesore

“T’ju shtrijmë dorën e të hapim zemrën për 100 mijë demokratë!” -Berisha mesazh drejtuesve të PD-së: Bëni çdo gjë që motrat e vëllezërit tanë të kthehën me dinjitet në shtëpinë e tyre

16:34 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh për të gjithë drejtuesit e PD-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kthimin e vulës e logos së kësaj partie nën figurën e tij (Berishës).




Ai u shpreh se ky vendimi i sotëm duhet “të shtrijë dorën e të hapë zemrën për 100 mijë mbështetës që votuan më 14 maj për Flamurin  e PD-së”.

Për drejtuesit demokratë Berisha jep mesazhin se duhet të kenë si mision kthimin me dinjitet e të gjithë demokratëve në ‘shtëpinë e tyre’, për të përmbushur idealet e kësaj partie.

Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë!

Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t’ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD. Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vllezërit dhe motratë e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore. Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! #sb

Pershendetje te perzemerta Sali Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.