Kryesore

Vendimi i Apelit për fatin e PD-së, reagon Meta: Sali Berisha është vetë vula! Moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e…

14:10 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës.




Meta ka uruar të gjithë demokratët, ndërsa u shpreh se sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë,  parlamentarizmit dhe llogaridhënies.

“Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës.

Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në.

Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies.

Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi.

Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bëjë vizitë në banesë Berishës pas vendimit të Apelit, Meta u përgjigj duke thënë: “Sali Berisha nuk ka marrë vulën, ai është vetë vula e PD-së”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.