Kryesore

“Bashkohuni se Shqipëria po tretet!” -Berisha thirrje demokratëve: Mos harroni se me këtë logo keni bërë të gjithë fushatën

21:38 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të cilët nuk janë akoma në “grupin e tij” t’i bashkohen “gjirit” të demokracisë.




Ditën e djeshme Gjykata e Apelit vendosi që t’ia japë Berishës vulën e logon e Partisë Demokratike, duke e bërë atë automatikisht kryetar të forcës politike e përjashtoi Lulzim Bashën, tashmë ish kreu i saj.

Për shkak të këtyre ndarjeve të mëparshme të PD-së, Berisha i fton të gjithë ata që nuk ishin “në anën e tij” t’i bashkohen me thirrjen se “Shqipëria po tretet”.

Kryetari i ligjshëm tashmë i PD-së i ‘rikujton’ demokratëve të cilët i fton për bashkim, të mos harrojnë se përmes logos së tij kanë kryer të gjithë fushatën, ndaj e janë të mirëpritur.

Pjese nga fjala e Sali Berishes

Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.

Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.

Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.

Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.

Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.

T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.

Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.

I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.