Kronikë

“Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para”- Zbardhet dëshmia e babait të Erlado Nevruzit që u vra në hotelin në Dhërmi: Pronarja i kishte kërkuar…

20:25 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbuluar mbi vrasjen e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit që kishte shkuar të punonte në një hotel në Dhërmi.




Në detajet e publikuara në emisionin Në Shënjestër nga Klodiana Lala përfshihet edhe dëshmia e babait të 31-vjeçarit. Ai dyshon se sherri ka ndodhur për shkak të parave.

 

Babai i Eraldo Nevruzit

Djali kishte një muaj që qëndronte në Dhërmi. Ai kishte punuar në një lokal, por nga që aty nuk kishte pasur shumë punë, kishte gjetur punë në hotelin ku edhe humbi jetën. Nga biseda me djalin mësova se pronarja e hotelit, që është edhe vjehrra e autorit, ajo i ishte lutur të qëndronte te hoteli i tyre. Ndaj edhe djali kishte vetëm 5 ditë që punonte aty.

Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para.

Por a është ky rasti i ngjashëm i recepsionistit Eraldo Nevruzi?!

Pra një shumë parash e humbur që mund të ketë sjellë më tej humbjen e kontrollit nga autori, një nga pronarët e hotelit, Gerald Shehu.

Apo motivi duhet gjetur shumë më larg në kohë. Ndoshta në një njohje të tyren më të vjetër.

Ndërsa grupi hetues mendon se vrasja është planifikuar më herët.

Pasi thuhet se Gerald Shehu e ka marrë veçmas viktimën dhe e ka dërguar në dhomën ku pushonte stafi.

Duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij në vendin e punës.

Aty ku nuk dihet se cila ka qenë biseda midis tyre.

Dhe pse ai është detyruar të nxjerrë armën dhe ta qëllojë me dy plumba në kokë.

Ndërkohë që Gjykata e Vlorës ka cilësuar si të ligjshëm, ndalimin e dy bashkëpunëtorëve në krim, Daniel Qose dhe David Larti.

Pavarësisht pendesës së tyre të shprehur para trupit gjykues.

 

Masa e Sigurisë

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fshehë provat e vrasjes së 31 vjeçarit, Eraldo Nevruzi.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas në bagazhin e makinës. Dhe më tej kanë vepruar duke asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, si edhe djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Por a mundet që askush nga stafi të mos ketë dëgjuar krismat, ashtu sikurse deklaruan.

Aty ku thuhet se e para që ka dëgjuar krismat dhe ka njoftuar policinë të ketë qenë një turiste angleze.

Apo të mos kenë parë në ato orë se diçka e pazakontë po ndodhte në brendësi të hotelit?!

Ndërkohë që tashmë i vetmi që mund të hedhë disi dritë mbi atë që ndodhi atë mbrëmje të 6 Qershorit, në dhomën e stafit të Hotel ‘Greçia’ në Dhërmi, ku humbi jetën i qëlluar me dy plumba në kokë, është vetë autori i këtij krimi. Gerald Shehu, i cili pritet të ekstradohet së shpejti nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe të tregojë motivet e vërteta që e çuan drejt këtij akti.

Si edhe këqyrja e telefonit të tij, për të parë nëse aty gjenden të tjera prova, që mund të sqarojnë edhe misterin nëse viktima dhe autori kanë pasur një njohje më të vjetër midis tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.