Kronikë

Humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Kretë publikohen pamjet kur 20 vjeçari shqiptar rrëzohet në tokë (VIDEO)

18:31 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20 vjeçari me origjinë shqiptare është rrëzuar në tokë duke humbur jetën pas sherrit të ndodhur me disa të rinj të tjerë.




Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë ditën e sotme, e siç shihet në pamje, i riu po shoqërohet nga një burrë e më pas rrezohet në tokë jashtë një dyqani.

U raportua e më herët se 20 vjeçari është përleshur me dy të rinj të tjerë, të cilët janë arrestuar e pritet që ata të pranojnë fajin.

Ndërkohë avokati i autorëve, Ioannis Dermanakis, shprehet se të akuzuarit nuk kanë shprehur arsyen përse janë përfshirë në ngjarjen ku vdiq 20 vjeçari, por kanë pranuar për disa përleshje fillestare të cilat më pas u përshkallëzuan.

Autoritetet greke ndaluan dhe tre shokë të dy personave të arrestuar, të cilët ishin me origjinë rumune, gjeorgjiane dhe bullgare, por më pas u liruan për shkak se mungojnë provat që ata të jenë të përfshirë në ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.