BLUETOOTH

“Merrja ilaçe, por gjendja u përkeqësua!”- Céline Dion flet për sëmundjen e rëndë: Kisha vështirësi në frymëmarrje dhe në të kënduar

08:48 - 12.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Celine Dion, ka filluar të flasë hapur për gjendjen e saj shëndetësore pasi u diagnostikua me Sindromwn Stiff Man, simptomë nga e cila ajo vuante për shumë vite, pavarësisht se nuk e dinte.




Celine  zbuloi se problemet e saj shëndetësore filluan kur burri i saj po luftonte me kancerin e fytit, një betejë që ai e humbi përfundimisht.

Ylli i muzikës në një rrëfim të saj ka paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të pamatur të barnave, të cilave ajo iu drejtua vetë në përpjekje për të lehtësuar problemet e shkaktuara nga sindroma e saj, kur ende nuk e dinte shkakun e tyre.

Dion ka treguar se ka pasur  spazma muskulore, vështirësi në frymëmarrje dhe në të kënduar dhe mbi të gjitha, shpërthime të sëmundjes ku i gjithë trupi i saj mbyllej nga dhimbja.

Hera e parë që ajo ndjeu një spazëm ishte 20 vjet më parë, gjatë një turneu në Gjermani.

“Pas mëngjesit papritmas fillova të ndjeja një spazëm dhe ushtrimet e mia vokale e përkeqësuan”, tregoi ajo.

Këngëtarja është shprehur se në atë kohë ka filluar të provonte trajtime të ndryshme , nga banjot me avull e deri te mjekimet pa recetë, ndërsa vizitonte specialistë mjekësor njëri pas tjetrit, por pa dobi.

Ndërsa simptomat iu përkeqësuan, Celine Dion thotë se iu drejtua ilaçeve për të performuar në skenë, duke përfshirë trajtime të tilla si Valium.

“Fillova me doza si 2 mg , të cilat i shumëfishova gradualisht, duke arritur, në një farë mase, në 90 mg për të përmbushur kërkesat e një koncerti. Nuk pyesja veten për dozën sepse nuk dija për mjekësinë. Mendova se do të isha mirë. Punoi për disa ditë, për disa javë dhe më pas nuk funksionoi. Nuk e kuptova se mund të shtrihesha dhe të ndaloja frymëmarrjen”, është shprehur ajo.

“Njerëzit që më njohin mjaft mirë e dinë se nuk do të merrja drogë. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë aq profesioniste sa mund të jem, një person i disiplinuar, punëtor, kam bërë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur zërin tim në formë’, tha Celine.

Pas diagnozës së saj, në gusht 2022, ajo ka filluar mjekimin, imunoterapinë, ushtrimet vokale dhe terapi fizike intensive, pesë ditë në javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.