Kryesore

Ndërron jetë babai i këngëtarëve të njohur korçarë, Endri dhe Stefi: Nuk kemi asnjë kujtim me të, asnjë foto! Ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun që na bëri kokën

18:49 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ati i dy këngëtarëve të njohur shqiptarë, Endri dhe Stefi është ndarë nga jeta ditën e sotme.




Lajmin e bëjnë vetë të ditur artistët përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, të cilët njoftojnë se varrimi do bëhet ditën e neserme në orën 12:00.

Por Endri dhe Stefi kanë ndarë e pak nga dhimbja e tyre lidhur me figurën atërore, duke shkruar se pavarësisht marrëdhënies familjare, gjaku nuk bëhet ujë.

Këngëtarët shprehen se nuk kanë asnjë kujtim me babain e tyre, një realitet të dhimbshëm siç vetë artistët e cilësuan.

“Përshëndetje familjare, shoke, miq dhe fansa te kësaj faqeje te madhe! Ju bëjmë me dije, se sot dt 12.6.2024 ndërroi jete babai jone Serafin Prifti. Sido ka shkuar marrëdhënia jone familjare, përsëri gjaku nuk behet ujë. ADN-ja jone ka 50% te gjakut te Tij. Ne nuk kemi asnjë kujtim me te:.. asnjë foto…! E dhimbshme por e vërtetë.

Për shume njerëz ndoshta duket i çuditeshim ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jone me njeriun qe na beri kokën…! Ne jetuam, u rritem dhe u shkolluam me nenën tone heroine, qe sakrifikoi jetën e Saj për te tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua te shkruaj me tepër ne këtë dite humbjeje. Varrimi behet nesër ne orën 12:00”, shkruajne vellezerit korcare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.