BLUETOOTH

“Nga burgu në burg!”- Egla Ceno habit me deklaratën, çfarë i ndodhi aktores pasi fitoi “Big Brother Vip”?

11:07 - 12.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktores Egla Ceno i kanë dështuar planet për pushime pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, ku dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. 




Ditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, ajo tregoi se për shkak të incidentit që pësoi në shkallët e studios duke dëmtuar kërbishtin, ka qëndruar në shtëpi, duke anuluar pushimet që kishte planifikuar.

“Të pashë që po çaloje pak, si shkon kërbishti?”- e pyeti moderatori Blendi Salaj, ndërsa Egla e mërzitur tha: “Nga burgu, në burg”, duke treguar se incidenti i prishi planet për pushime.

“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz içik, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, tha Egla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.