BOTA

“Njerëzit bien në gjumë” – Papa Françesku mesazh priftërinjve të mbajnë predikimet e shkurtra, arsyeja…

17:03 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku u ka bërë thirrje të gjithë priftërinjve të mbajnë predikimet e tyre të shkurtra.




Sipas tij, një hap i tillë duhet bërë sa më parë për shkak se njerëzit e humbasin vëmëndjen përgjatë predikimeve të gjata, duke e cilësuar sikur “bien në gjumë”.

Papa Frannçesku sugjeron që predikimet të mbahen maksimalisht deri në 8 minuta, “për të parandaluar anëtarët e kongregacionit të tundin kokën”, siç shprehet ai.

Predikimi, ose mesazhi i dhënë gjatë një shërbimi në kishë, “duhet të jetë i shkurtër: një imazh, një mendim, një ndjenjë”, tha Papa gjatë audiencës së tij javore të mërkurën.

“Priftërinjtë ndonjëherë flasin shumë dhe ju nuk e kuptoni se për çfarë po flasin.”, shtroi ai.

Një predikim në një shërbesë katolike romake zakonisht pason një lexim nga Bibla dhe përdoret për të përforcuar mësimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.