BOTA

Parlamentit italian i “ndezën gjakrat”, deputetët përleshen me grushte! Pamje nga konflikti

20:47 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti italian u shndërrua në një “arenë boksi” ku deputetët e pranishëm janë konfliktuar duke shkëmbyer grushte me njëri tjetrin.




Sherri ka nisur gjatë diskutimit për autonominë e diferencuar.

Ka qenë deputeti i M5-s  Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë. Deputeti më pas u detyrua të dilte me karrige me rrota pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut. Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.