Kryesore

Presidenti Begaj takohet me Ramush Haradinajn: Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj! U jemi mirënjohës përjetë

19:46 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i  Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën e Çlirimit të Kosovës u takua në Prishtinë me Ramush  Haradinaj, kryetar i AAK-së.




Presidenti Begaj i shprehu edhe një herë zotit Haradinaj vlerësimin e tij për kontributin e tij e të bashkëluftëtarëve për çlirimin e Kosovës.

 “Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj, bij të shqipes nga çdo anë dhe mbështetjen e vendosur të miqve, partnerëve tanët strategjikë, që besuan në kauzën e drejtë të lirisë. Ne u jemi mirënjohës përjetë atyre” -theksoi Presidenti Begaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.