BLUETOOTH

VIDEO/ “Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! – Diola Dosti ndan momentet romantike me partnerin

13:11 - 12.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Diola Dosti së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël krah partnerit të saj, biznesmenit kosovar Erolld Belegu në një festë.




Diola ka postuar në Instagram një video duke kërcyer dhe kënduar me partnerin e saj. Çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka munguar as një puthje pasionante mes tyre.

Tashmë Diola ndihet e kompletuar me dashurinë dhe arritjet e saj profesionale, këtë ajo na e tregoi me dedikimin për partnerin e saj.

“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time. Faleminderit për çdo gjë dashuria ime”, ka shkruar ajo krahas videos me Erolldin.

 

Disa muaj më parë çifti konfirmuan romancën e tyre të dashurisë, duke ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël.

Diola dhe Erolldi u njohën në koncertin e këngëtares Vesa Luma, ndërsa u takuan rastësisht në disa aktivitet të tjera, ndërsa më pas ata u dashuruan së bashku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.