Kronikë

Vrasja e Eraldo Novruzit/ Gjetja e tij një sfidë për Policinë! Trupi i pajetë u hodh në bagazhin e një makine e më pas në gurore! Itinerari i autorit për t’u arratisur e dëshmia e tij

20:20 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit që kishte shkuar nga Tirana në Dhërmi, për të gjetur punë, u pasua nga zhdukja e trupit të viktimës.




Policia arriti që brenda pak orësh të zbulojë krimin, shpallë në kërkim autorin, të arrestojë dy bashkëpunëtorët e tij, por nuk arrinte të gjente se ku ishte fshehur trupi i pajetë i 31-vjeçarit.

Emisioni në Shënjestër në News24 i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin, veçanërisht në një prej zonave më të frekuentuara në sezonin turistik, që sapo është çelur.

Dhe gjetja e trupit të viktimës u kthye në një sfidë për Policinë e cila kreu disa kontrolle në zonë por pa rezultat.

Ai që do të tregonte se ku e kishte fshehur trupin e viktimës së tij, do të ishte vetë autori Gerald Shehu.

Ky i fundit gjatë ndalimit në stacionin grek të policisë, tregoi se mbrëmjen e krimit, pasi e kishte hedhur trupin në portobagazhin e makinës, e kishte transportuar më tej në një gurore.

Aty ku në fakt edhe u gjet më datë 7 Qershor, gati 48 orë pas zhdukjes.

Në vendin e quajtur Përroi i Gjipesë, pranë një gurore, në fshatin Vuno.

Jo shumë larg hotel ‘Greçia’ në Dhërmi, ku edhe ndodhi krimi.

Detaje

Më datë 7 Qershor, Policia e Vlorës, mundi të gjejë trupin e viktimës Eraldo Nevruzi, në afërsi të vendit të quajtur Përroi i Gjipesë, pranë një gurore në fshatin Vuno.

Pasi ka lënë trupin në këtë vend, autori i dyshuar i ngjarjes Gerald Shehu, mendohet se ka shkuar në shtëpi, është ndërruar, ka marrë dokumentet e tij personale dhe është drejtuar për në Sarandë, ku edhe ka mbyllur makinën.

Makina e autorit të krimit, tip ‘Audi’ me targë DX 65Y KR, i cila u gjet e parkuar pranë shkollës ‘9 Tetori’ në Sarandë, në një kodër, e cila të çon tek rruga që të nxjerr në portin e qytetit.

Çka e çuar grupin hetues në dyshimin se autori i krimit Gerald Shehu, është ndihmuar nga të tjerë bashkëpunëtorë në arratinë e tij nga Shqipëria.

Ndërkohë që nuk është gjendur ende arma me të cilën ai kreu vrasjen e punonjësit të tij, Eraldo Nevruzi.

Hetimet

Vrasja ka ndodhur rreth orës 00.30 të mëngjesit të datës 6 Qershor dhe autori është nisur për në Greqi në orën 05.00 duke pasur kohë të shkonte në shtëpi, të ndërrohej, të merrte pasaportat, para dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’ me targa angleze.

Dyshohet po kështu se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ai ka bërë një ndalesë diku, ku ka hedhur trupin.

Më tej ai ka lëvizur në rrugën Dhërmi- Sarandë, që e ka bërë për rreth 1 orë.

Ku pasi ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen Nr. 4 në Sarandë, ai më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë.

Aty ku pasi ka kaluar kufirin, ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Dyshimet më të mëdha të policisë, janë se Gerald Shehu e kishte planifikuar me kohë vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, i cili edhe ky kishte jetuar më herët në Angli, ashtu si edhe pronari i tij.

Edhe pse nuk ka ende një motiv të qartë që çuan autorin të vriste punonjësin e tij, mister është fakti i një krimi të tillë.

Krime të natyrave të tilla, që kanë ndodhur edhe më herët në hotele të ndryshme.

Siç është krimi ndodhur më 14 Gusht 2014, në një restorant në fshatin Dhërmi në Himarë.

Ky dy pronarët e hotelit, Altin Ymeraj dhe Ervis Zyflaj në bashkëpunim me kuzhinierin, masakruan me sende të forta për vdekje kamarierin Denis Vyshka.

Ku shkak sipas dëshmive, u bë dyshimi se viktima, u kishte përvetësuar një shumë prej 500 mijë lekë të reja.

Trupi i të cilit më pas u mor dhe u hodh nga kuzhinieri i lokalit, 300 metra larg hotelit ku ndodhi krimi.

Ndërsa e dhunuar në këtë ngjarje, mbeti edhe pastruesja e lokalit, e cila tha në polici se ajo ishte mbajtur e mbyllur në një dhomë të hotelit nga pronarët, të cilët dyshonin se edhe ajo kishte dorë në humbjen e parave.

Por që kishte mundur të shpëtonte nga ata, vetëm pasi ishte hedhur nga kati i dytë i hotelit.

Ndërkohë që një tjetër rast i ngjashëm, u regjistrua vetëm pak javë më parë në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Ku një kamarier, u mor peng dhe u dhunua në mënyrë çnjerëzore nga pronarët e kioskës ku punonte pasi ata dyshonin se ai u kishte përvetësuar xhiron ditore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.