Kronikë

Zetori del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

17:57 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zetor ka dalë nga rruga ditën e sotme duke shënuar vdekjen e  drejtuesit të mjetit bujqësor.




Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45 në rrugën rurale të fshatit Perondi të Kuçovës, ku 55 vjeçari ka dalë nga rruga e më pas është përmbysur.

“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti bujqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi  i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.