Kryesore

Ambasadori gjerman takim me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Bergner: Në fokus rëndësia e një opozite demokratike në vend

17:37 - 13.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me Ambasadorin gjerman Karl Bergner kanë zhvilluar një takim së bashku në kuadër të bisedimeve përsa i përket liderëve politikë të qeverisë dhe opozitës.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjetet sociale zyrtare të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, e cila përmes një postimi shkruan se Bergner ka theksuar rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit.
Postimi i Ambasadës Gjermane
Ambasadori gjerman Karl Bergner takoi sot z. Lulzim Basha në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.
Në fokus ishte shkëmbimi për zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.