Kronikë

Apeli lë në fuqi sekuestron e 3 milionë eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri

12:36 - 13.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeli i GJKKO, ka lënë në fuqi sekuestron për pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.




SPAK ka sekuestruar 3 milionë euro pasuri të Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për ish-shefin e Operacionales.

Nga verifikimet pasurore ka rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

Në total janë sekuestruar prona 

➢   22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

➢   10 – Apartamente;

➢   1 – Vilë;

➢   1 – Truall;

➢   1 – Garazh;

➢   1 – Automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

Oltian Bistri është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza” pasi dyshohet se në vitin 2016 është përfshirë në veprimtari kriminale. Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 13.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 122 akti, datë 30.05.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetasve O.B., A.D., J.B., D.B., D.D., H.T, S.T., dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 19, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 19, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit O.B., A.D., J.B., D.B., D.D., H.T, S.T., dhe E.B.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.