Kronikë

Automjetet luksoze, prona e llogari bankare, 36-vjeçarit i sekuestrohen dhjetëra pasuri të paluajtshme

10:54 - 13.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka sekuestruar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit me inicial A.M, në Fier.




Dyshohet se këto pasuri e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

  • 2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
    •3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
    •njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
    •njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
    •njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
    •apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
    •1 vendparkim në Tiranë;
    •12 automjete;
    •2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Real estate”,për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit A. M., 36 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
•12 automjete;
•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.