Kryesore

Basha humbi vulën dhe partinë, fillojnë largimet e përkrahëseve të tij! Deputetja e Fierit lajmëron se do jetë me…

16:19 - 13.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon Sali Berishës, Deputetja e Partisë Demokratike në Fier, Eralda Tase Bano e cila ishte pjesë e grupit të Bashës, ka marrë vendimin e saj lidhur me qëndrimin që do të mbajë në politikë që pas miratimit të Apelit.




 

Përmes një postimi në Facebook, ajo njofton se do të vazhdojë betejën për demokraci në vend, duke nënkuptuar se do qëndrojë në krah tashmë kreut zyrtar të PD-së, Sali Berisha.

Ajo në postim shkruan se vijon të mbetet deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,
Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.
Demokratë të nderuar,
Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!
Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.
Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.
Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.✌

Kujtojmë se Gjykata e Apelit vendosë të japë ish-kryeministrit Sali Berisha, vulën dhe logon e Partisë Demokratike më 11 qershor, duke i hequr kështu ligjërisht Lulzim Bashës postin e kryetarit në këtë parti.

Por me këtë vendim, Basha e deputetët të cilët e mbështesnin atë ndodhen mes dy rrugëve, bashkimin me Berishën ose largimin nga PD-ja.

Ekziston gjithashtu e mundësia e krijimit të një force të re me në krye Lulzim Bashën, por kjo mbetet për t’u parë. 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.