BLUETOOTH

Çifti i “Big Brother Vip” i jep fund beqarisë? Ish-konkurrenti nxit dyshimet me veprimin e fundit (Foto)

14:56 - 13.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Kosova”, Lumbardh Salihu dhe partnerja e tij Kader Kicaj mesa duket i kanë dhënë fund beqarisë.




Ka qenë një postim i futbollistit në rrjetet sociale që nxiti dyshimet që tashmë çifti kanë kurorëzuar me martesë historinë e tyre të dashurisë.

Lumbardhi ka publikuar në Instagram një foto me Kaderin teksa ndodhen brenda në makinë, ndërsa krahas saj shkruan: “Një bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur.”

Kjo frazë ka shtuar dyshimet e publikut se çifti i kanë dhënë fund beqarisë, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e dyshes.

Kujtojmë që historia e dashurisë së Kaderi dhe Lumbardhi filloi në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ku çifti u dashuruan me njëri-tjetrin dhe e vazhduan lidhje e tyre edhe pas daljes nga reality show.

Lumbardhi u shpall fituesi i edicionit të dytë të “BBVK”, duke fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.