EKONOMI

E vërteta e mikrofinancës, Sejdarasi: Ofron më shumë lehtësi se bankat, është zgjidhja në mes të halleve

07:23 - 13.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, ka treguar se çfarë qëndron vërtetë pas kompanive të mikrofinancës, duke theksuar se në këto institucione ekziston lehtësia për të marrë një kredi të shpejtë, përkundër bankave tregtare, duke eliminuar burokracitë.




Duke rikujtuar skandalin e javëve të fundit me mikrokreditë, ai u shpreh i ftuar në studion e “Open” në News24, se në vend janë 38 institucione mikrofinance, nga të cilat vetëm 5 “kanë gjullurdisur” situatën.

Sakaq, ai e cilësoi mikrofinancën si “zgjidhja në mes të halleve”, ndërsa theksoi se këto kompani kanë 25 vite në treg.

“Sot janë 1.9 mln shqiptarë që kanë depozita në bankat tregtare. Kanë gjithsej rreth 16 mld euro. Nga këto para 6 miliardë janë kredi, që njerëzit i kanë marrë për nevojat e tyre. Ato jepen nga bankat dhe institucionet financiare jo banka. 700 mln euro janë kredi konsumatorë, pra për nevoja imediate.

Në treg ndodh që ne mund të kemi nevojë për një kredi të shpejtë dhe bankat tregtare kanë një sërë procedurash, por në institucionet e tjera financiare janë një mekanizëm tjetër që ofron më shumë lehtësi. Edhe aty ka rregulla. Njerëzit, një numër i konsiderueshëm, ata që nuk e kanë mundësinë t’i drejtohen bankave u drejtohen mikrokredive.

Ne kemi 48 institucione jo bankare, 38 janë mikrofinancë. Nga këto 38 kemi 5 që na kanë gjullurdisur këtë muajin e fundit. Një bankë e nderuar, procredit në vitin 2015 shet 96 mijë kredi, 96 mijë persona u çuan non grata. Duke qenë se FMN i kërkon qeverisë të zgjidhë një çështje të mprehtë që kishte të bënte me 25% të totalit të kredive jashtë standardit, krijon mundësinë që BSH të thotë, po do krijojmë shoqëri që licencohen me ligjin e mikrofinancës, por nuk janë tërësisht kompani mikrofinance.

Ato blejnë borxhin e keq. Çmimi me të cilin janë blerë këto ishin qesharake. Mu kujtua CEZ-i, që kërkonte të mblidhte paratë e Këshillit të Ministrave dhe një kompani si këto këtu, thoshte se do mbledhtë paratë për dritat që konsumon qeveria dhe mban gjysmat. Me 7.2 milionë euro janë blerë këto 96 mijë kredi që sot janë 63 mijë dhe ka hyrë ky kalvar i tmerrshëm edhe për faj të BSH. Kompanitë e mikrofinancave kanë të njëjtën licencë si kompanitë e tjera që blejnë dhe shesin borxhe.

Këto kompani kanë një procedurë dhe kanë 25 vjet në treg. Mikrofinanca është kjo zgjidhja në mes të halleve”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.