Kronikë

EMRI/ Përndoqi kolegen dhe e përplasi me automjet, AMP arreston oficerin e Himarës, i shpallur në kërkim prej 1 muaj! Publikohen pamjet kur vihet në pranga! Akuzat që rëndojnë mbi policin

21:37 - 13.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Mbikëqyerjes Policore Rajoni Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me blutë e Vlorës kanë arritur të vëndosin në pranga oficerin e Himarës i cili përplasi me automjet kolegen e tij, Festim Xhafaj.




Ai akuzohet për veprat penale: “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Fëstim Xhafaj ishte i shpallur në kërkim që më datë 10 maj, pasi në datë 3 maj ka përndjekur përgjatë Bulevardit kryesor dhe në “Transballkanike” me makinë kolegen e tij, po punonjëse e policisë së Himarës, duke aksidentuar automjetin e saj e është larguar me shpejtësi.

Mjeti i Xhafaj është gjetur i braktisur në Vlorë, ku nga kontrolli fizik u gjetën e u sekuestruar dy armë të ftohtë, konkretisht thikë dhe biçak.

Dyshohet se punonjësi i policisë ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kolegen e tij.

Njoftimi

Festim Xhafaj, u shpall në këkrim nga AMP që më 10 maj, pas dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë. Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.

Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.