Kryesore

Fatos Lubonja tregon kush janë të paprekshmit në Shqipëri: Nëse procesi që ka nisur SPAK do jetë i drejtë këta do kenë frikë

21:59 - 13.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja foli për procesin e nisur nga SPAK për të vënë para drejtësisë figura të lartë të politikë shqiptare.




Sipas tij, në Shqipëri historia ka treguar se i pari i vendit ka qenë i paprekshëm nga drejtësia, duke theksuar se i pari “ka qenë Sali Berisha kur ishte në pushtet”.

Më tej ai tha se nëse procesi do të jetë i drejtë, këta drejtues të vendit do të kenë frikë nga drejtësia.

“Nëse do të kishte vërtet një proces të ndershëm unë do të shikoja frike edhe te Rama, se ti thua të preken të paprekshmit. Po kush janë të paprekshmit?! Historia ka treguar se i paprekshmi në Shqipëri ka qenë i pari i vendit. I paprekshmi i vetëm që ka qenë në Shqipëri ishte Sali Berisha kur ishte në pushtet. Edhe Ilir Meta dha dorëheqjen kur ndodhi 21 janari, ishte figurë e rëndësishme, iku. Pra i paprekshmi ka qenë figura numër 1 në pushtet. Tani, mirë që ky i paprekshmi do rrijë ca kohë i paprekshëm, por nëse ky është një proces i sinqertë, ky i paprekshmi e ndjen situatën dhe do ketë frikë. Ky nuk ka frikë fare”, tha Lubonja në emisionin “Open” në News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.