Kryesore

“Katicat e SPAK-ut ulin kokën!” -Meta me tone të ashpra: Kush e vlerëson institucionin, turpëron e fjalën…

19:12 - 13.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, ka folur me tone të ashpra ndaj SPAK-ut, prokuroria në të cilën u mor në pyetje për rreth 3 orë paraditën e sotme (13 qershor).




Sipas Metës, drejtësia në vend është nën regjimin e kryeministrit aktual, Edi Rama.

Për ish-presidentin e Shqipërisë, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, është një aferë me vete, për shkak se “i mbyll sytë e veshët” në raste korruptive, apo “bën sikur arreston zyrtarë që vetë ofrohen për të bërë burg”, siç shprehet Meta.

Ilir Meta: Është Edi Rama dhe Veliaj që kthyen Tiranën në lavatrice të pastrimit të parave të pista, duke hedhur për tokë edhe kursin e këmbimit të euros dhe katicat e SPAK-ut ulin kokën si spurdhjakë duke falimentuar mijëra biznese të ndershme dhe duke shkaktuar ekspertet shqiptare.

Është Edi Rama që pronat e shtetit i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerë heshtjen e diplomatëve të huaj të McGonigalëve.

Në këtë vend të përmbytura nga këto afera SPAK vetëm mbyll sytë bën sikur nuk shikon, ose bën sikur arreston duke dënuar disa drejtorë apo ministra që vetë ofrohen për të bërë burg për Ramën dhe Veliajn në mënyrë që të vazhdojnë bizneset e tyre. Krimet e rëndë të Ramës që SPAK ka heshtur, është afera e inceneratorëve.

Gjithashtu Presidenti i PL-së u shpreh se vendi është në një moment kritik, e çdo prokuror e gjykatës “i cili fle” mbi dosjet duhet të japë llogari.
Këtu është dhe momenti që Meta ashpërson tonet por dhe nuk përmbahet në fjalë, pasi u shpreh: “Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve, turpëron edhe fjalën baxhellë.”.

Ilir Meta po ashtu tha çdo prokuror dhe gjykatës që mban dosjet do të japë llogari. “Për veshi do ti ngremë, sic vajti ai në burg do shkojnë dhe të tjerë”, tha Meta.

Ai theksoi se është detyra e opozitës dhe e Partisë së Lirisë që të fuqizojnë organizimin, pasi çdo gjë është e mundur, duke sjellë edhe shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Ilir Meta: Vendi është në një moment kritik, o shpërbehet mafia ose kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të miat kohë më parë. Dhe jemi këtu dhe në këtë sallë. Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve, turpëron edhe fjalën baxhellë.

SPAK është një institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndalojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mban nën presion dhe shantazh udhëheqësit e opozitës që mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë. Do japë llogari çdo prokuror i SPAK, cdo gjykatës i korruptuar që fle mbi dosjet atje. Nuk ka McGonigal që i mbron. Për veshi do ti ngremë, sic vajti ai në burg do shkojnë dhe të tjerë. Prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizimin e opozitës dhe të PL, që duhet të jetë zjarr kudo, që ti japim shpresë të rinjve mos largohen nga vendi. Ndryshimi është plotësisht i mundur.  Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur nuk fiton kurrë. E kjo është një betejë për vdekje a liri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.