Kryesore

Meta marrje në pyetje nga SPAK mbi 3 orë/ “Akuzat i shoh të drejta” -Analisti: Le të hetohet, por mos veprohet me dy standarde! Kur të vë në shënjestër…

21:56 - 13.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Arion Sula ka komentuar për deklaratat e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u mor në pyetje nga SPAK ditën e sotme për më shumë se 3 orë.




I ftuar në emisionin “Open” në Neës 24, Sulo u shpreh se akuzat e hedhura nga Meta drejt SPAK-ut i sheh si të drejta, pasi ndodhet nën hetimin e pasurisë.

Shqetësimi për Metën sipas analistit vjen natyrshëm pasi dhe Arben Ahmetaj iu dha masa e sigurisë për shkak të hetimit pasuror.

Arion Sulo u shpreh se Prokuroria e Posaçme nëse të vendos në shënjestër e nuk të gjen çështje, zgjedhin hetimin pasuror si rrugën më të shkurtër.

Analisti shtron akuzën se ish zv.kryeministri nuk u hetua për inceneratorët për frikën mos dilnin në pah Rama apo Veliaj, ndaj i hetuan vetëm pasurinë.

Sulo bën thirrje që hetimet nga Struktura e Posaçme të kryhen për Ilir Metën, por të mos aplikohen dy standarde.

Arion Sulo: Akuzat e Metës i shoh të drejta. Meta sot është pyetur për hetimin pasuror. Hetimi pasuror çoi në masë sigurie edhe Arben Ahmetajn. Pra SPAK kur të ve në shënjestër, nëse nuk gjen çështjes, bëjnë hetim pasuror si rrugën më të shkurtër.

Po mirë për Edi Ramën apo Erion Veliajn apo Lulzim Bashën dhe të gjithë të tjerë, nuk mund të bëhet hetim pasuror.

Këta jetojnë në vila, kanë fëmijët jashtë, pse nuk bëhet hetim pasuror”, tha Sulo.

Sali Berisha po hetohet prej 4 vjetësh, për një ngjarje të 2008-2009. Ore Ilir Meta të hetohet për të gjitha gjërat, por s’mund të kemi minimumin dy standarde. Kemi akuzat publike të RAI3 ndaj Kryeministrit, kemi takimin me përfaqësuesin e Sinaloa me Edi Ramën në zyrën e tij, pse nuk hetohet?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.