Kronikë

I riu shqiptar ndërroi jetë pasi u dhunua nga dy grekë, del ekspertiza: 20-vjeçari vdiq si pasojë e…

10:15 - 13.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë bërë të njohura nga vdekja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi Orgito Lloci, i cili pasi u përfshi në një sherr me dy të rinj grek dhe u dhunuar nga këta të fundit, u ndje keq dhe ndërroi jetë.




Mediat greke, bëjnë me dije se mjekët janë shprehur se i riu shqiptar ka ndërruar  jetë për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.

Sipas flashneës.gr, mjekët kanë konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Kujtojmë se nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.

Ndërkohë, policia ka pasur prova për përfshirje të tre të rinjve nga Rumania, Gjeorgjia dhe Bullgaria, të cilët ishin në të njëjtën shoqëri me dy grekët.

Në një atmosferë pikëllimi të thellë, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit shqiptar.

Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.