Kuriozitete

Ul kolesterolin dhe ka efekte kundër plakjes, ja vlerat e mëdha shëndetësore të rrushit të kuq

14:28 - 13.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngrënia e frutave është një pjesë integrale e një diete të ekuilibruar dhe është plot me vitamina dhe fibra. Ndër frutat bie në sy rrushi i kuq, i cili mund të gjendet pothuajse në çdo dyqan.




Alex Ruaney, një shkencëtare në Universitetin e Londrës, beson se rrushi i kuq mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe inflamacionit dhe në rritjen e imunitetit.

“Këto janë komponime bimore antioksidante. Rrushi i kuq përmban një lloj të quajtur anthocyanin, një pigment blu që është treguar se përfiton shëndetin e trurit dhe resveratrol, i cili është treguar se ka efekte anti-inflamatore dhe anti-plakje”, tha ajo.

Lëkura dhe farat e rrushit të kuq janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, katekina dhe epikatekina, të cilat dihet se reduktojnë stresin oksidativ në trup.

Një studim i detajuar i vitit 2023 zbuloi se ngrënia e tre racioneve 80 gram rrush në ditë për dy javë rriti nivelet e baktereve të dobishme dhe reduktonte ato potencialisht të dëmshme.

Kjo do të thotë që rrushi promovon një mikrobiomë më të shëndetshme të zorrëve, e cila shoqërohet me përmirësim të tretjes, imunitet më të fortë dhe reduktim të inflamacionit.

I njëjti studim tregoi se rrushi redukton nivelin e LDL, ose kolesterolit të keq, për shkak të sasisë së fibrave që përmban.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.