Kryesore

Apeli i dha vulën e PD-së Berishës, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Pozicioni ynë lidhur me ‘non grantat’ nuk ka ndryshuar

12:37 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka regaur lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, që i kaloi vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.




Në një deklaratë për News24, Ambasada e SHBA, shprehet se “pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Ambasada e SHBA këshillon edhe faktorët e tjerë politikë në vend që të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me persona të sanksionuar nga SHBA.

Deklarata e Ambasadës së SHBA

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.