Kryesore

Berisha uron ekipin kombëtar për ndeshjen në Kampionatin Evropian, por u jep mesazh tifozëve: Nëse Edi Rama duket kund në stadium…

21:10 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka uruar nga dritarja e banesës së tij Kombëtaren për ndeshjen e tyre të së nesërmes kundër Italisë, por gjithashtu u bëri e një thirrje të ‘veçantë’ tifozëve që do jenë të pranishëm në stadium.




Ish-kryeministri u shpreh qytetarëve se nëse shohin Edi Ramën apo pjesëtarë të tjerë të qeverisë në stadium, të ndryshojnë sloganin e tyre në “Rroftë Kombëtarja, poshtë hajdutet! Jashtë hajdutët!”.

Sipas tij tifozët në këtë mënyrë nuk mbështesin vetëm lojëtarët kuq e inj, por dhe kombin.

“Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët.

Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë.

Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër.

Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama.

 

Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë.

Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët!

Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni”, tha Berisha në fjalën e tij para mbështetësve demokrate poshtë banesës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.