Kronikë

I dënuar me 15 vite burgim për tentativë vrasje, vihet në pranga 57 vjeçari me 3 identitete

15:18 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 57 vjeçar është arrestuar nga forcat operacionale, i cili në vitin 2019 është dënuar me 15 vite burgim nga Gjykata e Korçës për tentativë vrasje.




Autori posedonte 3 identitete të ndryshme, Agron Osmanllari, Agron Osmani dhe Agron Meka.

Në vitin 2018 ai ka tentuar të vrasë Erion Çollakun.

57 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

I arrestuari do i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 9”.

I dënuar në vitin 2019, me 15 vjet burgim, për një tentativë për vrasje me armë zjarri, si rezultat i punës së inteligjencës policore, arrestohet në Korçë, 57-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 9”, lokalizoi në Korçë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, 57 vjeç, i lindur në Bilisht.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C..

Shtetasi Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.