Kronikë

Efektivi i policisë përplas dy automjete të tjera me makinën e shërbimit, lëndohen 3 persona. Dyshohet se…

11:39 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie duke drejtuar makinën e shërbimit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër që ishte në lëvizje dhe një tjetër të parkuar.




Blutë bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.