Kryesore

FOTO/ Basha nuk pret më! “Demokratët euroatlantikë” pas vendimit për rekurs, bën ndryshime në logon e PDSH-së.

20:39 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha ditën e sotme njoftoi se do ankimojë vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit përsa i përket vulës së kësaj partie politike, e cila ja dha postin e udhëheqjes së saj Sali Berishës.




Vetëm disa orë kanë kaluar nga deklarata e Bashës se do të jetë prezent në zgjedhjet e vitit 2025, e se do bëjë rekurs përsa i përket vendimit të Apelit, ish kreu demokrat poston në Facebook logon e PDSH-së.

Ndërthurja e ngjyrës blu demokratike me të kuqen “gjak” simbolizuese të Shqipërisë janë përzgjedhjet që ka bërë Basha për logon e tij.

“Partia Demokratike e Shqipërisë” është shoqëruar me “Demokratët euroatlantikë”.

Nuk ka harruar të vendosë dhe sloganin “Shqipëria meriton më shumë” në logo, fjali që në fakt e përmendi në prononcimin e tij për shtyp ditën e sotme.

I pyetur për zgjedhjet e tij në këtë prononcim për media, Basha u shpreh se “alternativa për shqiptarët do të jetë aty”, e se dhe nëse nuk arrin të fitojë të drejtën për të qenë në krye të forcës politike demokratike, ai la të nënkuptohet se ekzistojnë mundësitë për krijimin e një partie të re.

“Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje”, tha Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.