BLUETOOTH

FOTOLAJM/ “Kam pësuar një goditje”- Blendi Fevziu shfaqet me krahun e fashuar në emision: Nuk kisha ardhur asnjëherë kështu, por…

07:13 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevizu është shfaqur ndryshe në emisionin e kësaj të enjte. Ai e nisi programin teksa u shfaq me dorën e fashuar dhe krahun e varur në qafë.




Vetë Blendi Fevizu u shpreh se në 27 vite emision nuk i kishte ndodhur që të vinte në këtë formë, por deklaroi se ‘nuk do më pengojë në drejtimin e emisionit’.

“Ju kërkoj falje për varjen e dorës sot. Dje gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqiptari pata një incident. Kam pësuar një goditje dhe kështu që jam i detyruar… Kisha ardhur i sëmurë në studio, me shumë probleme gjatë këtyre 27 vjetëve, por nuk kisha ardhur asnjëherë me dorën e varur në këtë marsupin. Gjithsesi, shpresoj se nuk do të më pengojë sot për të prezantuar”, tha Fevziu.

Po ashtu, gazetari njoftoi se ky është emisioni i fundit për këtë sezon, për t’u rikthyer sërish në muajin shtator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.