Kronikë

“Ka qenë një luftë e vërtetë!” -Benet Beci flet për zjarrin në Shkodër: Situata në kontroll, shqetësim kjo katrahurë urbanistike

21:22 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku tregu i rrobave të përdorura u përfshi në flakë të përmasave shumë të mëdha.




Ai mbajti një prononcim për mediat duke u shprehur se shuarja e flakëve ishte një luftë e vërtetë, por situata është tashmë nën kontroll.

Po kështu Beci falënderoi shërbimet zjarrfikësve të ardhura nga rrethet për t’i ardhur në ndihmë Shkodrës.

“Ka një orë e gjysme që është stabilizuar situata. Ka qenë luftë e vërtetë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik dhe nuk pati dëme në njerëz. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë  dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini nga Tivati. I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pas ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh’, tha Benet Beci.

Ndërkohë edhe Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni thotë se është lokalizuar perimetri i zjarrit që përfshiu tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa.

Angoni tha se nuk të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.

‘Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” tha Angoni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.