Kryesore

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shtyn seancën për Fredi Belerin, ja kur do të zhvillohet gjyqi

13:49 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeli i GJKKO, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.




Mësohet se seanca e radhës do të mbahet me datë 25 qershor, ora 13.00.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në qeli prej 12 Majit 2023 për blerje votash dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg.

Por Fredi Beleri ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO-së dhe ka pretenduar pafajësi.

Sot para togave të zeza, Beleri u shpreh se provat ndaj tij janë manipuluar, ndërsa shtoi se “jam arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama”.

“Unë ndërgjegjen e kam të qetë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Beleri: Jam arrestuar në emër të kryeministrit dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj.

Në seancën e së premtes morën pjesë familjarë dhe mbështetës të Belerit, përfshirë edhe ambasadoren greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Beleri dhe avokatët e tij mbrojtës i kanë cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara.

Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.

Zgjedhja e  Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika – si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë.

Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.