Kryesore

“A do ketë një emër të re partie?” -Do ankimojë vendimin e Apelit për vulën e PD-së, Basha: Synim të garojmë me logon e PDSH. Nuk ka demokrat, madje as vetë Berisha që…

18:13 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila më 11 qershor i dorëzoi vulën e logon Sali Berishës.




Pas kësaj deklarate, i pyetur nëse do të ketë emër të re partie, Basha u shpreh se shpresa e tij është të garojë me logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai siguroi se do jetë patjetër i pranishëm në zgjedhjet e vitit 2025, si një alternativë për shqiptarët.

Por gjithashtu ish-kryetari demokrat u shpreh se çdo opsion e mundësi që jep kodi zgjedhor gjendet mbi tavolinë, duke nënkuptuar se në rast se nuk arrin të rimarrë vulën e PD-së, ekziston mundësia e krijimit të një partie të re.

Pyetje: A do të ketë një emër të re partie?

Basha: Të gjitha opsionet dhe mundësitë që jep kodi zgjedhor janë në tavolinë. Shpresa jonë, urimi ynë është që alternativa jonë që nuk merret me cic micet që do ta futë Edi Rama, është të garojmë me logon e PDSH. Nëse kjo na pamundësohet çdo opsion tjetër i kodit zgjedhor, sepse ne në çdo rast do jemi në zgjedhje, alternativas që duan ta fshijnë do jetë aty dhe shqiptarët do kenë mundësi të zgjedhin.Përsa i përket përçarjes së demokratëve, ai tha se është një rast i krijuar nga njeriu i cili vendosi interesin e tij  mbi ato të demokratëve.

Edhe një herë, Basha thekson se Berisha nuk është zgjedhja e duhur për të qenë në krye të Partisë Demokratike, pasi sipas tij i “hap rrugën” e fitores për një mandat të radhës, kryeministrit Rama.

“Përcarja e demokratëve nuk ka qenë produkt i vendimeve tona, por produkt i një njeriu që vendosi interesin e tij mbi interesin e demokratëve. Nuk ka demokrat, madje as vetë Berisha ta besojë se ai do mundë Ramën në zgjedhjet e ardhshme.”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.