Kryesore

Komisioni anti-korrupsion, Spiropali: Ja kur synojmë të hapim negociatat për grupin e parë

10:16 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është konstituuar komisioni i posaçëm anti-korrupsion, me opozitën e cila bojkotoi mbledhjen e parë.




Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj tha ndër të tjera se metodogjia e re e anëtarësimit të plotë në BE kërkon vazhdimësi të reformave dhe politika të koordinuara në të gjitha sektorët.

Ajo shtoi se Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelor brenda 6 muajve të parë të vitit 2024.

“Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelore brenda 6 muajve të parë të vitit 2024” tha Spiropali.

Spiropali: Procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin në BE, do t’i japë hov demokratizimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Do të nxisë proceset reformuese duke përshpejtuar zhvillimin ekonomik.

Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave dhe politika të kordinuara në të gjitha sektorët për plotësimin e kritireve për anëtarësimin në BE dhe detyrimeve që lindin.

Një nga sfidat  kryesore lidhet me domosdoshmërinë e vazhdimit e mëtejshëm dhe thellimin në zbatimin e reformave themelore.

Qeveria shqiptare ka udhëhequr një proces kompleks shqyrtimi analatik në Bruksel.

Në përfundimit të procesit screening janë zhvilluar 67 takime screening dhe dypaleshë në Bruksel për 33 kapitujt dhe 3 kriteret e anëtarësimit.

Janë përfshirë 157 institucione shtetërore dhe 32 institucione të pavarura. 575 kanë marrë pjesë në takimet shpjeguese dhe 1004 zyrtarë në takimet bilaterale.

Janë përgatitur 777 prezantime të relatuara me rreth 20 mijë faqe e dokumenta. Janë zhvilluar  126 ushtrime simuluese kanë janë trajtuar 621 zyrtarë të shtetit.

Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelore brenda 6 muajve të parë të vitit 2024.

Lidhur me hapjen e negociatave për grupin e parë, institucionet qeveritare kanë punuar paraprakisht për hartimin e dy udhërrëfyesve. Udhërrëfyese “Shteti i së drejtës” dhe udhërrëfyesi “Reforma në administratën publike”.

Paralelisht me këtë, është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren. Këto masa janë marrë për tu siguruar që Shqipëria të jetë gati teknikisht për hapjen e negociatave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.