Kryesore

Koordinatori Kundër Korrupsionit Global, Richard Nephew, vjen në Shqipëri. Ja data e mbërritjes dhe agjenda që do të ndjekë

16:53 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Richard Nephew, Koordinaroti për Kundër Korrusopionit Global, do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Lituanë nga datat 16 deri më 21 qershor. Në Tiranë ai do të mbërrijë më 20 qershor, ku dhe do të qëndrojë për një natë.




Arsyeja e këtyre udhëtimeve vjen si nje theksim i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perendimor, forcimin e sundimit të ligjit dhe adresimin e sfidave të vazhdueshme të përbashkëta.

Lajmin e bën  të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, e cila ka publikuar dhe një pjesë të agjendës së koordinatorit.

Fillimisht nga data 16-17 qershor Nepheë do qendrojë në Podgoricë ët Malit të Zi.

Në datat 18-19 qershor do të udhëtojë në Vilnius të Lituanisë, e do i bashkohet dhe Konferencës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Së fundmi, Richard Nepheë do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, në datat 20-21 qershor, e ai do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. Koordinatori do të diskutojë për punën që po bëhet në vend për luftën kundër korrupsionit, si dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet e luftimit të saj.

Njoftimi i DASH-it

Koordinatori për Kundër Korrupsionit Global Richard Nepheë do të udhëtojë në Malin e Zi, Lituani dhe Shqipëri 16-21 qershor. Vizita e tij do të nënvizojë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e vazhdueshme të përbashkëta.

Më 16-17 qershor, Koordinatori Nepheë do të vizitojë Podgoricën, Malin e Zi për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Angazhimet e tij do të diskutojnë përpjekjet kundër korrupsionit të Malit të Zi, do të kërkojnë të identifikojnë fushat për bashkëpunim të mëtejshëm dhe do të theksojnë mbështetjen e SHBA për përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar korrupsionin.

Koordinatori Nepheë do të udhëtojë më pas në Vilnius të Lituanisë në datat 18-19 qershor, ku do t’i bashkohet plenares hapëse të Konferencës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, si dhe sesioneve të tjera zyrtare. Ai do të takohet gjithashtu me partnerë të ndryshëm qeveritarë dhe të shoqërisë civile në margjina.

Më 20 qershor, Koordinatori Nepheë do të vizitojë Tiranën, Shqipëri, ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. Ai do të diskutojë për punën që po bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim dhe bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.