BOTA

Le Pen sulmon Macronin: Ai po shkel Kushtetutën! Nuk është presidenti i të gjithë francezëve

14:31 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, nisi sot një sulm të ashpër kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, duke e akuzuar atë për “shkelje të Kushtetutës”.




Le Pen, mori në shënjestër konferencën për shtyp të Macron të mërkurën, duke e quajtur atë “elektorale” ndërsa argumentoi se ai nuk është presidenti i të gjithë francezëve.

Francois Patrias, kreu i “Makronistëve” në Senat, ka reaguar menjëherë. Në një intervistë për rrjetin televiziv francez BFMTV, Patria nxitoi të mbrojë fjalimin e presidentit francez dhe kaloi në kundërsulm, duke iu referuar lidhjeve të partisë së Le Pen (RN) me Kremlinin.

“Pse Putin po bën kaq shumë ndërhyrje dhe veprime që zonja Le Pen të fitojë në Francë?”,  pyeti ndihmësi i besuar i presidentit francez.

Në të njëjtën kohë, katër partitë kryesore të krahut të majtë të Francës ranë dakord të formojnë një “Front Popullor” (NPF) përpara zgjedhjeve të parakohshme, duke paraqitur një kandidat të vetëm në secilën zonë elektorale.

Partia Socialiste (PS), të Gjelbrit, Komunistët dhe Franca e Pabindur (LFI) e udhëhequr nga lideri i së Majtës Radikale, Jean-Luc Mélenchon, njoftuan se kishin arritur një marrëveshje pas disa ditësh negociatash të vështira dhe se do të paraqesin manifestin zgjedhor manifestet brenda ditës.

“Një faqe e re u shkrua në historinë e Francës”, thanë partitë e majta në një deklaratë të përbashkët.

Jean-Luc Mélenchon shkroi në Twitter “urimet e tij më të ngrohta dhe falënderimet për negociatorët që kaluan katër netë pa gjumë” duke vendosur për programin dhe kandidatët.

Politikanët nga koalicioni i krahut të majtë argumentuan se masat e dakorduara përfshinin uljen e moshës së pensionit, të cilën Presidenti Macron e ngriti mes pakënaqësisë së fortë popullore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.