Kryesore

“Ndihemi të neglizhuar”- Vota e diasporës, shoqatat letër Lindita Nikollës: Kuvendi të përmbushë detyrimin për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore

10:51 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqatat dhe personalitet për Disasporën i ka dërguar letër kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku kanë kërkuar që të veprohet me urgjencë për të për të mundësuar votimin e shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë që nga zgjedhjet e ardhshme.




“Shumë pjesëtarë të diasporës shqiptare sot me të drejtë ndjehen të neglizhuar nga shteti shqiptar, duke qenë se kërkesat e vazhdueshme për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes nuk janë marrë parasysh”, thuhet në shkresën drejtuar Nikollës, duke shtuar se “votimi nga jashtë për bashkatdhetarët tanë ka qenë edhe një nga premtimet më kryesore gjatë të gjitha Samiteve të Diasporës.”

Ata theksojnë se mosmbajtja e këtij premtimi ndikon drejtpërdrejt në raportet e diasporës me shtetin amë duke ulur, sipas tyre, besueshmërinë ndaj institucioneve të shtetit shqiptar.

Në letrën drejtuar kryeparamentares, kanë kërkuar që të veprohet me urgjencë në mënyrë që “Kuvendi i Shqipërisë të përmbushë detyrimin kushtetues për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar votimin e shqiptarëve”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.