Kryesore

“Ne do hyjmë në zgjedhje!” -Apeli i hoqi vulën dhe logon, Lulzim Basha: Do bëjmë rekurs! Berisha nuk është zgjidhje për të larguar Ramën

17:48 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se do bëjë rekurs për vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit më 11qershor per t’ia dhënë vulën e logon e kësaj force politike Sali Berishës.




Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se do të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025, pasi Partia Demokratike e Shqipërisë do të kthehet aty ku duhet të jetë e me vlerat e parimet  e saj.

Sipas tij, PD-ja nuk ka sens të jetë kundër SPAK-ut apo aleatëve strategjikë, një deklaratë kjo e cila dukshëm sulmon kryetarin aktual të kësaj partie, Sali Berishën, i cili ndodhet në masën “arrest në shtëpi” nën akuzën e korrupsionit.

Këtë deklaratë Basha e shoqëron e me fjalinë “Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën, në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje”.

Prononcim që mbështet idenë e ish-kryetarit se Berisha nuk mundet të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të rrethanave të tij dhe deklaratave të këtij të fundit kundër SPAK dhe aleatëve ndërkombëtarë.

 

Basha: Shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale dhe juridike që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do bëjmë rekurs. Në cdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Ne do hyjmë në zgjedhje. PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është me vlerat që ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike. Beteja jonë e parëq është që përmes rekursit PDSH ti kthehet demokratëve për të bërë një beteje

Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje.
Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi do kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat. Në cdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.